Sot rreth orës 15:00 vëllai i kryeministrit,Edi Rama, Olsi Rama ndodhet është paraqitur në SPAK.
Është ende e paqartë pse Olsi Rama është thirrur nga prokurorët e SPAK, apo nëse është paraqitur vetë.
Ka qenë deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ai që kërkoi nga SPAK të rihapë hetimet për Olsi Ramën, dhe rolin e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Ndërsa Olsi Rama kësaj kërkese ju kundërpërgjigj teksa ka thënë duke thënë se do të padiste për kallëzim të rremë Bardhin. Por vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte bërë kallëzim për Olsi Ramën në Spak, ndaj ky i fundit nuk kishte se si ta padiste për kallëzim të rremë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama deklaroi se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.