HAMBURG– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore.
Veliaj është pritur në takim nga homologu Peter Tschentscher. Ndërsa ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.
Kryebashkiaku Veliaj gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri./Radar.al