Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit”: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë. Arvizu: Pas 10 vitesh gjeta një Tiranë që ka ndryshuar

    July 17, 2024
    Veliaj i dhuron "Çelësin e Qytetit" ish-ambasadorit Aleksandër Arvizu
    Erion Veliaj dhe ish-ambasadorit Aleksandër Arvizu
    Demo

    TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur ditën e sotme në një ceremoni të posaçm, ish-ambasadorin amerikan Alexander Arvizu në ambientet e Bashkisë, ku edhe i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”.

    Këtë takim me Arvizun, Veliaj e bëri të ditur mëngjesin e kësaj të mërkure përmes një postimi në Facebook. Veliaj u shpreh i lumtur për rikthimin në kryeqytet të një miku të mirë për shqiptarët.

    “Ka gjithmonë një arsye për t’u rikthyer në Shqipëri, e veçanërisht nga përtej Oqeanit. Akoma më veçanërisht në Shqipërinë dhe në Tiranën e sotme, e cila është shumë më ndryshe nga ajo që ishte. Kur ambasadori Arvizu u rikthye në Tiranë në vitin 2018, ne e shenjuam atë vizitë duke mbjellë një pemë, e cila sot është pema më e lartë midis Sahatit edhe Bibliotekës Kombëtare, si një simbol i lidhjes së përjetshme me Tiranën. Ajo pemë është rritur, sot bën hije, si për të na dëshmuar se rikthimet nuk bëhen kurrë një e shkuar sepse rikthime do të ketë gjithmonë.”- u shpreh Veliaj.

    Më tej kryebashkiaku shtoi se ambasadorët janë misionarë dhe kanë një titull të përjetshëm në vendet ku shërbejnë.

    “Kur je edhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë dhe një kryepromotor i Tiranës, kur je dikush që na ka qëndruar pranë në ato ditët e errëta të 21 Janarit dhe ngjarjet që pasuan, nuk ka sesi ta mbyllësh misionin e ambasadorit vetëm me datën e pensionit. Ndaj, besoj që përgjigjja është: “Padyshim që po!” – më duket sikur është gati të përsërisë edhe z. Arvizu fjalët profetike të Faik Konicës. Rikthimi i tij këtu është dëshmi e pakundërshtueshme e kësaj fabule të përjetësisë. Nga ana jonë, dëshmohet e njëjta gjë sërish, përmes një simboli:  Kësaj here të ‘Çelësit të Tiranës’, me të cilin duam të shënjojmë këtë rikthim, dëshmia jonë e derës së hapur dhe çdo rikthim është i mirëpritur nga ne, për sa kohë që rikthimin nënkupton dashuri, vlerësim dhe besim.”- tha ai.

    Arvizu dhe Veliaj.

    Ndërsa falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës për vlerësimin, ish-ambasadori Arvizu tha se pas 10 vitesh e gjen Tiranën të transformuar në mënyrën më të mirë.

    Arvizu dhe Veliaj.

     

    “E pranoj me shumë modesti ‘Çelësin e Tiranës’. Këto ditë pashë Tiranën që ka ndryshuar kaq shumë. Kur u largova 10 vite më parë, kam thënë se jam shumë optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe e kisha me të vërtetë këtë. Ishte një pjesë e imja e cila, kishte pak dyshime për mënyrën se sa kohë do të zgjaste ky ndryshim, ky transformim. Nuk po them që të gjitha janë fantastike, të shkëlqyera, por pas disa ditësh në Tiranë ndihem shumë, shumë më mirë. Ndihem me më shumë besim, kam më shumë besim se sa kisha 10 vite më parë kur u largova. Shqipëria do të jetë shumë mirë, në rrugë të mbarë, dhe ju do të gjeni rrugën tuaj me vendimet tuaja. Kam shpresë që miqtë e mi përtej oqeanit, jashtë Shqipërisë, të cilët duan më të mirën për ju, kanë besim tek ju për të marrë vendimet e duhura. Nuk duhet ta marrin ata vendimin, ata do iu mbështesin juve, kurse ju jeni vendimmarrësit dhe ju do merrni vendimin e duhur.”- u shpreh ish-ambasadori  Arvizu.

    Alexander Arvizu Erion Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    May 13, 2025

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    May 13, 2025

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    May 13, 2025

    “Më thanë nuk na duhesh më”, Dashnor Sula: PD më trajtoi si të pavlerë

    May 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.