Azerbajxhan – Dita e sotme, 26 Dhjetori është shpallur ditë zie kombëtare në Azerbajxhan.
Mediat e huaja kanë shkruar se presidenti Ilham Aliyev nënshkroi një urdhër më 25 dhjetor për të mbajtur zi për rrëzimin tragjik të aeroplanit të pasagjerëve ”Embraer 190”, që kryente fluturimin Baku-Grozny pranë qytetit Aktau.
Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë humbur jetën ose kanë pësuar lëndime në aksidentin ku u përfshi avioni i Azerbajxhanit./Radar.al

