KORÇË– Javën e parë të Janarit ndërroi jetë në QSUT, 12-vjeçari Leo Sadiku. Familjarët reaguan se nuk ka marrë ndihmën e duhur mjekësore, gjë që sipas tyre shkaktoi edhe vdekjen e të miturit. Sëfundmi në një intervistë për “News24”, nëna e Leos ka akuzuar mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit.
E rënduar shumë emocionale, Roveta Sadiku rrëfen se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi. Më 29 Dhjetor, pasi gjendja e djalit nuk përmirësohej, ata shkuan përsëri në spital, ku pas disa vizitave, djali u shtrua. Sipas nënës, Leo kishte dhimbje të vazhdueshme barku, diarre, dhe të vjella.
“A i kanë bërë eko të zemrës djalit tim, një prej ekzaminimeve të nevojshme për diagnostikimin e miokarditit akut?”-pyet ajo.
Më tej ajo tregon se policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të zbardhur vdekjen e djalit të saj, duke kërkuar që rastet e tilla të hetohen dhe të marrin drejtimin që meritojnë.
Roveta përgënjeshtron informacionin që Spitali i Korçës dha, duke thënë se ata e kishin nxjerrë djalin nga spitali më 31 Dhjetor, duke akuzuar mjekët për trajtim të pamjaftueshëm dhe për këtë, ajo kërkon drejtësi. Sipas asaj që thotë nëna e viktimës e kishin qetësuar familjen duke thënë se sëmundja do të bënte procesin e saj, duke e lënë të vazhdonte me dhimbje barku, temperaturë, kollë dhe diarre nga data 1 deri më 6 janar, të cilat u trajtuan si normale.
Në datën 7 janar, në orën 4:30 të mëngjesit, gjendja e djalit u përkeqësua, dhe familja e çoi në Spitalin e Korçës. Pas kësaj, ata e nisën për në Tiranë, në QSUT. Sipas nënës, për 7 orë në pavionin e endokrinologjisë, djali nuk mori asnjë trajtim të veçantë, përveç serumesh.
Ndërsa së i takon deklaratës së QSUT, e cila thotë se Leo Sadiku mori të gjitha shërbimet e nevojshme, Roveta ngre një pyetje: “A i kanë bërë eko të zemrës djalit tim, një prej ekzaminimeve të nevojshme për diagnostikimin e miokarditit akut?”
Ajo gjithashtu tregon se policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të zbardhur vdekjen e djalit të saj, duke kërkuar që rastet e tilla të hetohen dhe të marrin drejtimin që meritojnë./Radar.al
Vd*kja e Leo Sadikut/ Spitali i Korçës: Më 7 janar erdhi në gjendje të rënduar! Më 31 Dhjetor…

