TIRANË– Leo Sadiku, 12-vjeçari nga qyteti i Korçës ka humbur jetën një ditë më parë në Tiranë. Në një kohë që familjarët u ankuan për shërbimin mjekësor që fëmija e tyre ka marrë në spitalin e Kryeqytetit ka pasur një reagim zyrtar nga QSUT, si dhe sëfundmi edhe nga spitali Rajonal i Korçës.
Mjekët e spitalit kanë theksuar se pas një stabilizimi të shëndetit më 31 Dhjetor, dhe në përputhje me dëshirën e familjarëve, fëmija u largua nga spitali.
Ndërkohë ata tregojnë se gjatë qëndrimit të tij, 12-vjeçari ka marrë trajtim me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për problemet me stomakun, të gjitha të bazuara në rezultatet e analizave mjekësore.
Më 7 janar, ai është paraqitur përsëri në urgjencën e spitalit të Korçës në një gjendje shumë të rënduar. Pas një stabilizimi të shkurtër të gjendjes shëndetësore, dhe për shkak të simptomave të ngjashme me disa diagnoza të mundshme, është vendosur që ai të transferohet menjëherë në spitalin e Tiranës për trajtim dhe ekzaminime të thelluara.
Spitali i Korçës ka sqaruar gjithashtu se rasti është trajtuar me përparësi nga personeli shëndetësor, megjithatë, në spitalin e Korçës nuk ka një mjek kardiopediatër, që mund të kishte ndihmuar më tej në këtë rast./Radar.al

Përcillet sot për në banesën e fundit 12-vjeçari nga Korça, që ndërroi jetë në spital