Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Vd*kja e Artur Zhejit/ Mesazhi i Albin Kurtit: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

    August 24, 2025

    PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zhejit, personalitet i njohur i medias së shkruar dhe asaj televizive, i cili vdiq dje në moshën 64-vjeçare.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti e cilësoi Zhejin si një gazetar të rrallë, që përtej lajmit të ditës angazhohej dhe thellohej me seriozitet intelektual te çështjet dhe subjektet me të cilat ballafaqohej.

    Ndër të tjera Kryeministri Kurti e përshkroi Zhejin jo vetëm si reporter lufte, por si një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar dhe dokumentues i angazhuar, i cili ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja shqiptare dhe të rritej jehona e kërkesës për liri.

    Kurti përmendi gjithashtu prejardhjen e tij: djali i intelektualit dhe përkthyesit Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, duke theksuar se kjo familje e bënte të kuptueshme përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

    “Kjo humbje e madhe prek familjen, të afërmit, kolegët dhe publikun e Petro Zhejit. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”- shkroi Kurti.

    Reagimi i plotë i Kurtit:

    Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.

    I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.

    Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.

    Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!/Radar.al 

    Albin Kurti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.