Site icon Informohu siç duhet

“Vdekshin!”, bisedat në SKY ECC zbulojnë reagimin e Orges Mollës pas arrestimit të dy vëllezërve Ndini

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët “Ura”, që çoi në ekzekutimin e 52 urdhër-arresteve në Shqipëri dhe Itali, duke goditur një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës.

Ndër personat e përfshirë në dosje janë edhe dy vëllezërit Marjo dhe Gasper Ndini nga Elbasani, të arrestuar nga autoritetet italiane më 18 shkurt 2021, pasi në mjetin e tyre u sekuestruan 1.113 kg kokainë dhe 73.500 euro cash. Nga kontrolli në banesën e tyre u zbuluan edhe 22 kg të tjera kokainë.

Sipas hetimeve, vëllezërit Ndini furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një tjetër person ende i paidentifikuar.

Përgjimet nga aplikacioni i enkriptuar SKY ECC zbulojnë biseda të zhvilluara më 20 shkurt 2021, ku një përdorues me pseudonimin “FXG13J” i dërgon Mollës një foto lajmi mbi arrestimin e vëllezërve. Molla, nën pseudonimin “HI1QJ2”, shfaq një reagim të ashpër verbal, i cili është bërë pjesë e provave të hetimit.

FXG13J: (dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit)
HI1QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat

Ky komunikim konsiderohet nga autoritetet si tregues i lidhjes së drejtpërdrejtë të Mollës me rrjetin e shpërndarjes së drogës në Itali dhe mbështet akuzën për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Exit mobile version