Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.
Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij.
“”Mjeku Indrit Temali shpjegon se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.
Ne si kardiologë jemi pak më të mësuar me ngjarje të tilla, në mjekësi njihet si vdekja e papritur, është një temë pak e trajtuar, është mirë që komuniteti të informohet me këtë ngjarje, që ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda një ore në një person dukshëm të shëndoshë pa sëmundje, vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë, gjithçka ndodh brenda një ore.
Shkaqet janë nga të ndryshmet, aritmitë janë 70-80 e vdekjeve të papritura, mund të ndodhë nga shkaqe të aortës, bllokim të arterieve të mushkërive, nga infarktet, nga dëmtimi i muskulit të zemrës, nga valvulat e zemrës, edhe nga patologji të kanaleve jonike që janë shumë më të holla dhe janë të përcaktuara gjenetikisht. Ka një sërë shkaqesh për vdekjen e papritur kardiake”, shpjegoi mjeku.

