TIRANË– Presidenti Bajram Begaj sot përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan.
NJOFTIM I PLOTË I BEGAJ:
Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.
Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.
Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.
Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare.
I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit./Radar.al
Ndërron jetë Hekuran Nikollari, Dervishi i Teqesë së Alipostivanit në Përmet