Site icon Informohu siç duhet

Vde*ja e mistershme e foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë në hetim, dyshohet se e lanë…

Shqiptari paraqitet në spital me plagë në trup, mister shkaqet

Një tragjedi me shumë paqartësi ndodhi në Paro të Greqisë, ku një foshnjë 5-muajshe gjeti vdekjen në rrethana misterioze. Prindërit shqiptarë të foshnjës janë nën hetim, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet i paqartë sipas ekspertizës mjeko-ligjore, derisa priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike.

Hetimet janë fokusuar kryesisht në dy pista: ndoshta foshnja është dëmtuar nga nxehtësia ekstreme ose ka pësuar mungesë aspirimi, pasi dyshohet që fëmija të ketë mbetur i mbyllur për një kohë të gjatë në makinë. Prokuroria e Syros ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj prindërve, të cilët dyshohet se e lanë foshnjën të ekspozuar në diell.

Babai i foshnjës pritet të japë shpjegime sot pasdite në orën 18:30, ndërsa nëna ka kërkuar afat dhe do të përgjigjet të enjten në mëngjes. Ata do të sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe momentin kur foshnja u gjet pa shenja jete.

Exit mobile version