Paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke “Kurum International sha” janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera.
Predhat janë pikasur nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore.
Në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë dhe emergjencave civile.
Mësohet se ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa vazhdojnë procedimet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty./ BW

