Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

    Rama për Financial Times: Nuk më takon mua të provoj se s’jam “Kumbari” i Shqipërisë. Protestat nxiten nga kundërshtarët e Trump

    Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Vatikani” në kryeqytet, reagon Baba Mondi

    September 22, 2024
    “Vatikani” në kryeqytet, reagon Baba Mondi

    “Vatikani” që përflitet se do të ndërtohet në kryeqytet, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave si dhe qytetarëve të cilët kanë reaguar me anë të komenteve të tyre në botën online.

    Por akoma mbetet e paqartë nëse krijimi i shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës është një nismë e vet kryeministrit Edi Ramës apo  në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve, teksa lajmi u bë me dije në gazetën amerikane “The New York Times”.

    Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve ka reaguar së fundmi, përmes një komunikate për mediat, paralajmëron se gjatë pasditen Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj do të dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

    Njoftimi i Kryegjyshatës Botërore e Bektashinjëve:

    “Kryegjyshata Botërore Bektashiane përgënjeshtron thashethemet e fundit të qarkulluara në media në lidhje me nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Këto raporte janë krejtësisht të pabaza. Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

    Në intervistën e tij ekskluzive me The New York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar:

    “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale.”

    Pasditen e sotme do të ketë një deklaratë zyrtare në emër të Baba Mondit dhe Urdhrit Bektashi, duke dhënë detaje dhe sqarime të mëtejshme për këtë çështje.

    Ju lutemi vini re se çdo koment ose deklaratë tjetër që i atribuohet Urdhrit Bektashi është e rreme dhe në përputhje me rrethanat do të lëshohen tërheqje. Nuk do të jepen komente të mëtejshme për këtë çështje.”

     

    reagon Baba Mondi Tiranë vatikani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

    June 23, 2026

    Rama për Financial Times: Nuk më takon mua të provoj se s’jam “Kumbari” i Shqipërisë. Protestat nxiten nga kundërshtarët e Trump

    June 23, 2026

    Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

    June 23, 2026

    “Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.