Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së martës në afërsi të fshatit Novoselë, duke vënë në alarm banorët e zonës, pasi flakët iu afruan disa banesave.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre, të cilat, pas rreth dy orësh punë, arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat.
Aktualisht, ekipet vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.
Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve në terren.


