Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    Kylie Jenner bën gjestin e shëmtuar ndaj fotografëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    V*asja e Ilarias, gazetarja italiane: Pse hetuesit nuk e besojnë dëshminë e 25-vjeçarit

    April 9, 2025
    “Dëgjova disa zhurma dhe..."/ Vr*sja e Ilaria Sulës, nëna e filipinezait pranon përfshirjen në kr*m

    Megjithëse duket se hetimet për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula nga ish-partneri i saj filipinas janë në rrugën e duhur, gazetarja italiane Alessia Candito tha se hetuesit po shqyrtojnë edhe disa skenarë të tjerë.
    Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, ajo u shpreh se ka një çështje që duket si ngërç, pasi për hetuesit ka disa të dhëna dhe versione të autorit që nuk përputhen me kohën e vrasjes së shqiptares Ilaria Sula.

    “Autori deklaroi se kishte vepruar pasi kishte zbuluar se Ilaria Sula kishte lidhje me një person tjetër, por hetuesit dhe prokurorët nuk janë shumë të bindur nga ky version dhe po shqyrtojnë nëse ka ndonjë skenar tjetër. Autori thotë se e vrau vajzën në mëngjesin e 26 marsit pasi kishte fjetur te ai.

    Kjo është një deklaratë kontradiktore nga autori, pasi nuk ka arsye, sipas hetuesve, që pasi të jetë ndarë me vajzën, ajo të ketë shkuar dhe të ketë fjetur në shtëpinë e ish-partnerit të saj.
    Prandaj, ky rindërtim nuk përputhet me kohën mes vrasjes së dyshuar dhe tentativës për të fshehur kufomën. Në rast se vrasja njihet si e kryer me paramendim, atëherë dënimi ndaj autorit do të jetë më i madh, dhe Kodi Penal italian parashikon burgimin e përjetshëm”, tha gazetarja italiane.

    Gazetarja Canditto tha se hetuesit po zbërthejnë çdo gjë nga pajisjet elektronike për të parë nëse këto elemente që dalin nga to përputhen me deklaratat e autorit dhe provat e tjera.

    “Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive, kërkohet pak kohë, pasi duhen bërë kontrolle për pajisjet elektronike, si telefonat celularë apo tabletët, dhe për t’i krahasuar të dhënat me versionin që ka dhënë autori i vrasjes. Avokati i familjes Sula tha se e rëndësishme është që hetimet të mos zhvillohen domosdoshmërisht me shpejtësi, por në mënyrën e duhur”, tha ajo.

    Kujtojmë që ish-i dashuri i studentes Ilaria Sula, filipinasi Mark Simson e vrau duke e goditur me thikë shqiptaren dhe më pas e hodhi në një greminë trupin e saj të futur brenda një valixhe.

    Prokuroria po vijon punën për të zbardhur detajet, teksa ka zbuluar se përveç nënës së autorit, edhe dy miq të Samsonit janë përfshirë në fshehjen e trupit të Ilarias.

    Hetuesit ilaria sula Samson vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    November 10, 2025

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    November 10, 2025

    Kylie Jenner bën gjestin e shëmtuar ndaj fotografëve

    November 10, 2025

    Ministri i Financave prezanton pr.buxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.