Site icon Informohu siç duhet

Variant i ri i Covidit nëpër këmbë/ Mjekët ngrenë alarmin: Përhapet shumë shpejt

Variant i ri i Covidit nëpër këmbë/ Mjekët ngrenë alarmin: Përhapet shumë shpejt

Një variant i ri i COVID-19 është shfaqur së fundmi duke çuar kështu në rritje të ndjeshme të shtrimeve në spitale në Kinë dhe vende të tjera të Azisë. Ndërsa thuhet se një variant i tillë i covidit po qarkullon dhe nëpër SHBA.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), varianti i ri njihet përkohësisht si “NB”, i cili u zbulua nga fundii marsit dhe fillimi i prillit përmes disa udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërritën në aeroporte në Kaliforni, Uashington, Virxhinia dhe New York.

Pas pak ditësh, raste të tjera u konfirmuan edhe në Ohio, Rhode Island dhe Hawaii.

Aktualisht mësohet se rastet e njerëzve të prekur nga ky lloj covidi janë të pakta për të krijuar një pasqyrë të qartë përhapjeje. Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ky variant po përhapet me ritme shumë më të shpejta sesa ato të mëparshmet. E kjo u pa mjaft qartë në Kinë dhe më pas në rajone si Hong Kong dhe Azia Juglindore.

Në Hong Kong, autoritetet shëndetësore raportojnë nivelet më të larta të infeksioneve që prej një viti.

Exit mobile version