Tirana është tronditur ditën e sotme nga vdekja e vajzës së futbollistit Fredi Alvarez.
Sipas burimeve pranë policisë, dyshohet se vajza e mitur ka rënë nga krevati, i cili kishte një lartësi rreth 1.5 metra, dhe është gjetur në gjendje kritike.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore dhe trajtimit të specializuar, vajza nuk ka arritur të mbijetojë.
Raportohet se fëmija mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.


