TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë proceduar dy shtetaset e huaja, L. C., 29 vjeçe dhe B. R., 23 vjeçe. Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se dy të rejat ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira.
Sipas informacioneve, ato janë kapur gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
U proceduan L. C., 29 vjeçe dhe B. R., 23 vjeçe, shtetase të huaja, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në një banesë të marrë me qira./Radar.al
Ushtronin pro*titucion në Tiranë, procedohen 2 shtetase të huaja

