Site icon Informohu siç duhet

Ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në botë!

Ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në botë!

TIRANË– Festat po trokasin! Ndërsa të gjithë po bëhen gati për festat e fundvitit, kujtojmë se traditat e ushqimit janë një pjesë e rëndësishme e festave të Krishtlindjeve në vende të ndryshme të botës. Pothuajse çdo vend ka një ushqim të veçantë që i përfaqëson.

Pula e Krishtlindjeve në Japoni

Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit. Menuja krysore për festat e Krishtlindjeve në Japoni, është pula e skuqur, por jo vetëm. Japonezët gjithashtu kanë në menu një tortë speciale të Krishtlindjeve.

Disa nga produktet që përmban ky ushqim janë, domatet, kërpudha ose qepë, patate, karrota, kërpudha, bukë dhe boronica.

Patë e skuqur për Krishtlindje në Gjermani

Festivali gjerman i Krishtlindjeve është historikisht i përqendruar rreth patës së Krishtlindjeve. Një traditë që daton nga Mesjeta konsumimi i patës fillimisht ishte i lidhur me Ditën e Shën Martinit, por më pas u bë pjesë e menusë së Krishtlindjeve. Shpesh e mbushur me mollë, gështenja, qepë dhe kumbulla të thata, pastaj i pjekur me borzilok. Shërbehet me lakër të kuqe, lëng mishi dhe lakër turshi. Receta më e vjetër e njohur për këtë pjatë vjen nga një libër gatimi i botuar në 1350, Das Buch von guter Speise.

Panetone në Itali

Italia ka shumë tradita kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjeve. Në disa vende të Italisë, italianët gjatë Krishtlindjeve konsumojnë shtatë peshq të ndryshëm të përgatitur në shtatë mënyra të ndryshme. Ëmbëlsirat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të festave dhe në veri të Italisë, një nga ëmbëlsirat më të famshme të festave është panettone, një tortë me fruta të thata, çokollatë, rrush të thatë dhe arra.

Pudingu i Krishtlindjeve në Angli

Kjo pjatë mund të marrë shumë emra. Por anglezët e quajnë këtë pjatë, pudingun e Krishtlindjeve. Kjo ëmbëlsirë nuk është traditë vetëm për Anglinë por edhe për Irlandën dhe disa vende të SHBA.

Ky Puding është i gatuar kryesisht nga kastravec, vezë, erëza dhe fruta të thata, pudingu i Krishtlindjeve është lagur me raki para se të shërbehet.

Melomakarona , Greqia

Biskotat e ëmbël me shije portokalli ngjyhet në mjaltë dhe e mbulon me arra. Të njohura si njohur si melomakarona, këto biskota shpesh thuhet se të shijojnë më shumë se bakllavaja.

Por merikanët vazhdojnë të dhurojnë kek me fruta. Ky kek është traditë nga çdo familje amerikane të dhurohet te të afërmit e tyre kur shkojnë për vizitë./tasteofhome/Radar.al 

Exit mobile version