Site icon Informohu siç duhet

“Uroj që komisionin ta drejojë PS në 2025″/ Përplasja te “media”, Kushi-Zhupës: Ju protestoni, ne punojmë!

Ina Zhupa dhe Evis Kushi.

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin për Arsim dhe Informim Publik, janë shkëmbyer batuta mes kryetares Ina Zhupa dhe ministres Evis Kushi.

Zhupa: Në 2025 uroj që komisioni të drejtohet nga PS

Kushi: Të respektojmë bashkë rregulloren, sidomos ju si drejtuese e komisionit. Të mos bëjmë kompromis me të drejtat e nxënësve dhe studentët. Për opozitën ka qenë një sezon i nxehtë me protesta, për mazhorancën ka qenë sezon i nxehtë për punë.

Zhupa: Fjala këtu është e shenjtë, do të flisni sa të doni se pse si anëtare e kam vuajtur këtë pjesë. Nuk kemi shfrytëzuar politikisht pjesën e arsimt dhe kulturës, por propozimet tona kanë qenë përtej partisë dhe ideologjsë. Mazhoranca, MA ka bërë punë gjatë verës, ka shtruar njerëz në administratë e jo rroga apo trajnime për mësuesit. Atë që keni bërë nuk e quaj punë.

Exit mobile version