Uragani Helene që përfshiu shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, bëhet me dije se për rrejdhojë të tij të paktën 92 persona rezultojnë të pagjetur.
“Dua të paralajmëroj se ky nuk është numërimi përfundimtar, sepse grupi i punës po vazhdon punën e tij”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Coper, duke shtuar se numri do të lëvizë me ardhjen e raporteve të reja.
Stuhia, e cila përfshiu disa vende të amerikës më 26 shtator, fatkeqësisht u mori jetën të paktën 118 personave në Karolinën e Veriut, ndërsa numri total së bashku me shumë shtete të tjera është 243.
Përmbytjet e rënda dhe rrëshqitja e tokës shkaktuan izolimin qytete të tëra, duke komplikuar përpjekjet për përmirësim.
Cooper përgjatë fjalës së tij theksoi rreziqet e paraqitura nga dezinformatat që nxitën kërcënime kundra punonjësve federal të reagimit.
“Rrjedha e vazhdueshme dhe e rrezikshme e dezinformatave ngjall konfuzion dhe demoralizon të mbijetuarit e stuhisë dhe punonjësit e reagimit”, tha ai.
Administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), Deanne Crisëell, dënoi armiqësinë ndaj punonjësve të ndihmës.
“Është zemërthyese të shohësh akte aktive të urrejtjes ose fjalë ndaj kujtdo, e lëre më ndaj reaguesve federal”, tha Crisëell.
Ajo theksoi se keqinformimi nuk do të pengojë misionin e FEMA-s për të ndihmuar ata në nevojë, pasi mbi 2 mijë punonjës federal mbeten të përkushtuar ndaj përpjekjeve për rimëkëmbje// Anadolu

