Përdhunimi mbetet një nga sulmet seksuale të cilat lënë trauma te njerëzit, kryesisht te femrat duke qenë se janë një qenie e brishtë.
Një në tetë vahza në botë të moshës 18 vjeç apo më të vogla, kanë rënë pre e dhunës apo ngacmimeve seksuale.
UNICEF alarmon me shifrat e publikuara në prag të ditës botërore të vajzave, ku njofotn se fenomeni ka arritur përmasa alarmante.
Sipas asaj që agjencia pretendon, më e rëndë është se tek shifrat e mësipërme nuk përfshijnë ngacmimet e kësaj natyre në botën virtuale apo dhunën verbale.
Së bashku ato do ta çonin numrin e vazjave të dhunuara në mbi 650 milionë, apo një në 5 vajza.
Pre e dhunës sipas UNICEF janë edhe djemtë e burrat e rinj, ku sipas anketimeve, pre e dhunës seksuale janë 1 në 11 të tillë.
Dhuna seksuale ndaj vajzave është më e përhapur afrikën sub-Sahariane, më pas Azia Lindore dhe Juglindore, Azia Qendrore e Jugore dhe më pas Evropa dhe Amerika Veriore. Anketa e UNICEF u zhvillua në më shumë se në 120 vende nga viti 2012-2022.

