ELBASAN– Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtorëve në të gjithë Bashkitë e vendit, ditën e sotme raportohet se kanë dhënë dorëheqjen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore në Elbasan.
Këto dorëheqje masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Rama është shprehur më herët për nevojën e një “rilindjeje institucionale” në disa bashki, përfshirë Elbasanin, ku janë evidentuar problematika në funksionimin administrativ dhe në zbatimin e reformave. Dorëheqjet masive pritet t’i hapin rrugë emërimeve të reja./Radar.al
Vr*sja e Martin Canit/ Dëshmon për herë të parë autori i dyshuar, ja çfarë thotë Mario Përlleshi


