Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ulet çmimi i kartonit jeshil për Malin e Zi. Ja sa është kostoja e re

    January 31, 2025
    Ulet çmimi i kartonit jeshil për Malin e Zi. Ja sa është kostoja e re

    Çmimet e kartonit jeshil për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me automjete në drejtim të Malit të Zi mësohet se do të kenë një kosto vjetore prej 50 euro.

    Burime për Kapitali.al bëjnë me dije se aktualisht çmimi i kartonit jeshil për në Mal të Zi është 15 euro, me një afat kohor 2 javë.

    Ndërkohë që njoftohet se nga data 1 Shkurt 2025 qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të blejnë policën e sigurimit “Kartoni Jeshil” për autoveturat me prim të reduktuar 50 Euro, me afat 1-vjeçar.

    Ulja e kostos së këtij produkti lidhet me rekomandimet e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), për marrjen e masave të ndërmjetme me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të mjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) për marrjen e këtij vendimi.

    Sipas vendimit të Byrosë së Sigurimeve, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi. Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh.

    Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

     

    50 euro çmimi i kartonit jeshil Mali i Zi ulet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.