Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin Vladimir të Rusisë pas një shpërthimi misterioz që ndodhi pranë një arsenali armësh afër fshatit Barsovo.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që kanalet e Telegramit që ndjekin shërbimet e sigurisë ruse kanë raportuar për ngjarjen.
Guvernatori i rajonit, Alexander Avdeev, konfirmoi se shpërthimi ndodhi në rrethin Kirzhach, ndërsa ekipet e emergjencës po punonin për të siguruar vendin e ngjarjes. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të mëtgjershme për shkaktimin e dëmeve apo për viktimat, nëse ka pasur. Rajoni i Vladimir shtrihet në lindje të Moskës.