Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 23 Janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Janar 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

    April 21, 2025

    Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i cili do të vendoset në etiketë për të garantuar gjurmueshmëri të plotë në zinxhirin ushqimor.

    Kjo masë vjen si pjesë e udhëzimit të ri “Mbi treguesit ose shenjat që identifikojnë lot-in të cilit i përket një produkt ushqimor1 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i botuar në Fletoren Zyrtare, që synon rritjen e sigurisë ushqimore dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian.

    “Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore”, citohet në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë.

    Sipas këtij udhëzimi, çdo produkt ushqimor do të duhet të ketë të shënuar një tregues unik, të formatuar me shkronja ose numra, që tregon kohën dhe vendin e prodhimit, përpunimit ose paketimit. Ky tregues do t’i paraprijë shkronja “L”, përveç rasteve kur identifikimi është i qartë edhe pa të.

    Udhëzimi parashikon disa përjashtime për produkte që tregtohen pa ambalazh, për paketime shumë të vogla ose produkte të destinuara për përpunim të menjëhershëm. Megjithatë, shumica e produkteve ushqimore të parapaketuara do të duhet të pajisen me këtë kod.

    Produktet që janë etiketuara përpara hyrjes në fuqi të udhëzimit do të lejohen të qëndrojnë në treg deri në përfundimin e stoqeve, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ngarkuar të monitorojë këtë proces kalimtar.

    Udhëzimi

    Neni 1 1. Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore. 2. Për qëllimet e këtij udhëzimi, “lot” nënkupton një sasi të identifikueshme të një produkti ushqimor të dorëzuar në të njëjtën kohë dhe që është prodhuar, përpunuar ose paketuar praktikisht në të njëjtat kushte.

    Neni 2 1. Produktet ushqimore tregtohen vetëm nëse përmbajnë lot-in me treguesit identifikues të përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi. 2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet: a) për produktet bujqësore, të cilat, pas largimit nga ferma, janë: i. shitur ose dorëzuar në stacionet e magazinimit, përgatitjes ose paketimit të përkohshëm; ii. transportohen tek organizatat e prodhuesve; ose iii. mblidhen për përfshirje të menjëhershme në një proces përgatitjeje ose përpunimi; b) në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur produktet ushqimore nuk janë të parapaketuara, janë të paketuara me kërkesë të blerësit ose janë të parapaketuara për shitje të menjëhershme; c) për paketimet ose kontejnerët, ana më e madhe e të cilave ka një sipërfaqe më të vogël se 10 cm2 ; ç) në porcione individuale të akullores, treguesi që mundëson identifikimin e lot-it të tregohen në paketimin e kombinuar.

    Neni 3 1. Lot-i përcaktohet në çdo rast nga prodhuesi ose ambalazhuesi i produktit ushqimor, ose shitësi i parë në Republikën e Shqipërisë. 2. Treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, përcaktohen dhe vendosen nën përgjegjësinë e operatorëve që kryejnë procese specifike në zinxhirin ushqimor. Treguesit të paraprihen nga shkronja “L”, me përjashtim të rasteve kur dallohet qartë nga treguesit e tjerë në etiketë ose ambalazh.

    Neni 4 1. Në rastin e produkteve ushqimore të parapaketuara, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L”, do të shfaqet në paketim ose në një etiketë bashkëngjitur.

    Kur produktet ushqimore nuk janë të paketuara paraprakisht, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L” vendoset në paketim ose në kontejner ose, në rast të kundërt, në dokumentet shoqëruese tregtare. 3. Treguesit të vendosen në të gjitha rastet në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të dukshëm, qartësisht të lexueshëm dhe të pashlyeshëm.

    Neni 5 1. Kur në etiketë është vendosur data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret deri …”, treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, nuk vendosen në etiketën e produktit ushqimor, me kusht që data konsiston të paktën në tregues të pakoduar të datës dhe muajit duke ruajtur radhën e vendosjes.

    Neni 6 1. Produktet ushqimore të etiketuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi do të vazhdojnë të tregtohen deri në mbarimin e stoqeve. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të evidentojë sasinë stok të këtyre produkteve deri në shitjen e plotë të tyre.

    Neni 7 1. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026./Monitor

    Ditea Berisha në lidhje të re? Moderatorja flet për jetën private

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme 21 Prill 2025

    Para 5 vitesh bënte video gazmore/ Kush është Ina Majko që Rama do ta bëjë ministren e parë të kabinetit

    1 janari 2026 produktet ushqimore Udhëzimi i ri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 23 Janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    January 23, 2026

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    January 23, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Janar 2025

    January 23, 2026

    VIDEO/ Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump: Kanadaja ekziston, por jo falë SHBA-së

    January 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.