Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Udhëtim drejt rinisë sime”/ Berisha sfidon moshën dhe ngjitet në majën e Çorovodës

    August 15, 2025

    Sali Berisha ka ndarë përvojën e tij të veçantë nga një udhëtim në majën e Çorovodës, rreth 1800 metra lartësi, duke e quajtur këtë aventurë “udhëtim drejt rinisë sime”.

    Në postimin e tij, Berisha tregon se udhëtimi e riktheu në verat e fëmijërisë së tij, kur çdo lartësi malore dhe lumenjtë me ujë të kristaltë ishin pjesë e ditëve të jetës alpine. Ai përshkruan rrugën përmes një luginë të rrethuar me bredha madhështorë dhe vilat druri të banorëve lokalë, ndërsa refuzoi të përdorte makinën për të ngjitur përpjetat e forta.

    Pas rreth 10 mijë hapash, Berisha arriti në majë ku ndodhet edhe një liqen i vogël dhe një fermë kuajsh të racave të ndryshme. Ai përmend pasionin e tij të fëmijërisë për kalin dhe momentin e rikthimit te kjo dashuri, duke përjetuar emocione të forta mes kujtimeve dhe realitetit.

    Berisha rikujtoi gjithashtu historinë e dhimbshme të zonës, duke përmendur masakrat e kryera gjatë luftës së fundit nga ushtria serbe, duke i lidhur bukurinë e bjeshkëve me kujtesën historike të popullit shqiptar.

    Postimi i Berishës

    Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku me mikpritësin Ganiun, familjarët e tij dhe miqtë gjermanë, si dhe me Abi Malltezin dhe Genti Strazimirin, nisëm udhëtimin drejt Majës së Çorovodës, rreth 1800 m lartësi. Këtë udhëtim e quajta “udhëtimi drejt rinisë time”, ose më saktë, rikthim në rininë time. Deri në moshën 27-vjeçare, çdo verë e kam kaluar në bjeshkë, në Alpe. Udhëtimet e gjata, ngjitjet në maja, herë edhe të thepisura, si alpinist popullor dhe noti në ujërat e kristalta të lumenjve, që shpesh vinin nga shkrirja e borës, së bashku me leximin plot pasion të librave, mbushnin ditët e jetës sime “alpine”. Kisha ngjitur çdo majë që rrokte syri, nga Shkelzeni te Lugu i Gusanit, përballë Gjerovicës.

    Kurse tani po nisesha drejt një maje që nuk e kisha parë kurrë, por që më tërhiqte si magnet, njësoj si majat e bjeshkëve të mia. Teknikën e kisha, por duhej edhe forca. Udha kalonte nëpër një luginë të rrethuar nga të dy anët me bredha madhështorë. Në të dy anët e saj, banorët kishin ndërtuar vila druri të bukura për pushime verore. Refuzova makinën sa herë që m’u sugjerua në të përpjetat e forta.

    Gjatë ecjes bëmë dy pushime rreth 15 minutëshe dhe, pas afro 10 mijë hapash ngjitjeje, arritëm në majën e Çorovodës, në 1800 metra lartësi, ku ndahet kufiri midis Kosovës dhe Serbisë (Sanxhakut). Pamja që hapej nga njëra anë Kosova, nga tjetra Sanxhaku ishte e pafund dhe madhështore. Në majë ndodhej edhe një liqen i vogël, i cili, edhe në këtë verë të thatë, kishte ujë dhe e zbukuronte si një diamant në kurorën e saj. Aty ishte edhe një fermë kuajsh të racave të ndryshme, shumë mirë të mbajtur dhe të bukur.

    Nga Istogu e Peja, të rinj vinin këtu me motorçikleta dhe shëtisnin me kuajt. Disa nga miqtë e mi zgjodhën kuajt që dëshironin dhe kalëruan për t’u zbavitur. I zoti i fermës solli edhe për mua një kalë të bukur, allçë, me një larë të bardhë në ballë. U afrova, por me “shpirt të ndezur dhe zemër të thyer”, siç thotë Edgar Allan Poe, dhe e përkëdhela. Shpirti ato çaste u ndez vërtet, sepse u rizgjua tek unë pasioni i fëmijërisë për kalin, të cilin e doja shumë dhe e kalëroja në bjeshkë por edhe ne shtepi ( vërri) me ose pa shalë, me ose pa samar, në livadhe që ishin një vrap kali. Por zemra ime ishte e thyer, sepse, megjithë pasionin dhe mundësitë që kisha pasur në rini dhe me pasnuk kisha kalëruar më kurrë më. Vetëtimthi mendova se nuk e meritoja kënaqësinë dhe as jehonën e lajmit, ndaj u ktheva dhe u ula aty ku isha. U ktheva me zemër të thyer.

    Në majën e Çorovodës kishte edhe një muranë për një të rënë nga barbarët serbë. Në fakt, Lugu i Butë ishte edhe Lugu i Gjakut. Në luftën e fundit, hordhitë e ushtrisë serbe, nga maja e Çorovodës, ishin dyndur në Lugun e Butë dhe, në një akt barbarie e gjenocidi, kishin arrestuar në stanet e tyre ose në pyll 53 gra, fëmijë, burra të moshuar e invalidë, dhe i kishin ekzekutuar vetëm pse ishin të etnisë shqiptare.

    Në orën 17:00 u nisëm nga maja e Çorovodës dhe u kthyem në shtëpinë e mikpritësve tanë. U mbyll kështu një udhëtim me mbresa të thella që nuk do ta harroj kurrë. Ndaj, edhe një herë, falënderoj Ganiun dhe të gjithë familjen e rrethin e tij për mundësinë që krijuan dhe organizimin e përsosur të atij udhëtimi në një zonë kaq të bukur, por edhe epike. Malet, bjeshkët janë epike!

    Berisha bjeshke Maja e Corovodes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

    January 17, 2026

    Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

    January 17, 2026

    Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me makine luksoze, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

    January 17, 2026

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.