Informohu siç duhet

U zgjodh deputet/ Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës (SHKRESA)

Tedi Blushi

TIRANË– Tedi Blushi, këshilltari në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si këshilltar bashkiak.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak të Tiranës,  për dijeni edhe Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi deklaron se vendimi vjen si pasojë e kualifikimit të tij si deputet në listën fituese të Qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 majit 2025. “Pasi u kualifikova në listën fituese të Qarkut Tiranë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.”- shkruan Blushi në letrën me datë 30 maj 2025.

Tedi Blushi ka qenë një nga figurat publike aktive të Partisë së Lirisë dhe i angazhuar në çështje të administrimit vendor në kryeqytet./Radar.al

“2 mln të interesuar”/ Trajneri i Serbisë për tifozerinë shqiptare: Po t’i zinte stadiumi…  

Gjyqi për vr*sjen e Martin Canit, dëshmojnë 5 të mitur

Exit mobile version