Ekipi përfaqësues i Nigeri ka përjetuar momente paniku teksa po udhëtonte për t’u kthyer në vendlindje nga Afrika e Jugut, ku kishte luajtur në kualifikueset e Botërorit.
Ekipi kishte luajtur të premten ndaj Lesotos duke fituar 2-1 dhe po udhëtonte për kthimin në shtëpi. Por fluturimi u detyrua të bënte një ulje emergjence në Angola, nga ku sapo ishin nisur pas një ndalese për rifurnizim me karburant, pasi xhami i kabinës së pilotit u kris dhe vihej në rrezik jeta e të gjithëve në avion.
Qeveria nigeriane dërgoi një avion tjetër për të marrë skuadrën dhe gjatë ditës së sotme, të gjithë ia dolën të kthehen në vendlindje, ku do të përballen të martën me Beninin në një ndeshje direkte për kualifikimin në Botëror./PANORAMASPORT

