Site icon Informohu siç duhet

U shtrua në spital/ Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit të Shqipërisë. Niset drejt Greqisë

Para pak ditësh u shtrua në spital, përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit të Shqipërisë. Niset dret Greqisë

Detaje të reja kanë dalë në pah nga gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u shtrua në spital më 30 dhjetor.

Sipas medias greke Protothema, mësohet se Kryepeshkopi 95-vjeçar është transportuar në Athinë për mjekim të specializuar.

“Sipas informacioneve, ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”,”-raporton media greke, ndërsa shkruan:“Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji gastrike.”

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi më 30 Dhjetor shtrimin në spital të kryepeshkopit për shkak të “një viroze sezonale”.

Exit mobile version