Informohu siç duhet

U shpërfytyrua nga motrat Berishaj/ Klea Prenga banore e “Big Brother Vip”? Detaji që ngre dyshime (FOTO)

Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6 gushtit nga motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, kjo e fundit ish-banore e BBV 2, mesa duket do t’i bashkohet televizionit, duke u bërë pjesë e “Big Brother Vip 4”, i cili nis mbrëmjen e sotme.

Ka qenë një postim në rrjetet sociale i ish-opinionistit Olti Curri, i cili ka ngritur dyshime se Klea mund të jetë një nga konkurrentët që do jetë pjesë e garës.

Ai ka publikuar një foto të Kleas në “InstaStory”, ndërsa krahas saj shkruan: “Priten surpriza nga Klea në BB Vip Albania 4?”

Kujtojmë se Klea Prenga u bë mjaft e njohur për polikun shqiptar pas sherrit të dhunshëm mr motrat Berishaj verën e këtij viti në një restorant në Tiranë.

Ajo u godit me shishe qelqi nga Antonela dhe Marinela, pasi kjo e fundit dyshonte se Klea kishte një lidhje dashurie me bashkëshortin e saj.

Exit mobile version