Site icon Informohu siç duhet

U qëllua me armë zjarri, ky është 30-vjeçari që mbeti i v*arë në Memaliaj (Foto)

Personi që shihni në foto është Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme pas një ngjarjeje të rëndë me armë zjarri në Memaliaj.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 20:50 dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur edhe Dario Nela, 25 vjeç, vëllai i autorit të dyshuar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar me automjet nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së rëndë.

Exit mobile version