Site icon Informohu siç duhet

U përjashtua nga gara e “BBVA4″/ Thyen heshtjen Jozi: O zot, mos ekzistoftë emri im

U përjashtua nga gara e "BBVA4"/ Thyen heshtjen Jozi: O zot, mos ekzistoftë emri im

Pas përjashtimit nga shtëpia e Big Brother VIP 4 Albiania, Jozefin Marku ka reaguar në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Ish-banori reagoi mbi aludimet e bëra jashtë shtëpisë së “BBVA4” mbi orientimin e tij seksual, duke  nënvizuar faktin se është “100% burrë.

Artisti sqaroi fotot e publikuara në rrjet me shokun e tij, për të cilin tha “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllain tim të vogël”.

Ndërsa më tej Jozi përmendi dhe faktin se “parashikimi i Bernardit” se banori është gay,  është i gabuar.

“Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shok i joni, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal. Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë. Mos ekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë. Përshëndes vëllezërit e tij. Jozi është e mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100%. Bernardi është pak i çuditshme me këto deklarata.”, u shpreh Jozi.

 

Exit mobile version