Aktori Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të konfirmimit nga Top Channel se moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar atij dhe Xhemi Shehut.
Ai ka publikuar një foto të lajmit pa koment.

Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.
Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.