VORË– Në orët e para të kësaj të hëne është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç. Bazuar në njoftimin e policisë dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit./Radar.al
Zbulohet “shtëpi bari” në Fier/ Arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE
U rrezikohej jeta nga dallgët në det, policia i vjen në ndihmë velierës


