Site icon Informohu siç duhet

U nis dy ditë më parë, mbërrin në Shëngjin anija ‘Libra’

U nis dy ditë më parë, mbërrin në Shëngjin anija 'Libra'

Anija LIBRA

LEZHË– Anija “Libra” e nisur dy ditë më parë nga Italia ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ujërat e bregdetit të Shëngjinit.

Bëhet me dije se rreth orës 8:00 anija pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave në bord janë vetëm 8 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.

Kujtojmë se si fillim ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët./Radar.al

 

“Libra” niset drejt Shqipërisë, anija italiane ka 8 persona në bord

Exit mobile version