Site icon Informohu siç duhet

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare/ Artan Lame përcillet në banesën e fundit të martën 27 Majit

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare/ Artan Lame përcillet në banesën e fundit të martën 27 majit

Artan Lame

TIRANË– Përmes një  njoftimi publik, familjarët e ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame bëjnë me dije se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00.

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, e në orën 12.00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

NJOFTIMI I FAMILJES: 

“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja./Radar.al 

Exit mobile version