Kosova ka shpallur ditë zie kombëtare për të premten, më 24 prill 2026, në nder të jetës dhe kontributit të akademikut Rexhep Qosja.
Njoftimi është bërë nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se kjo ditë do t’i kushtohet respektimit të figurës dhe veprës së tij.
Akademiku Qosja ndërroi jetë të enjten dhe u varros në një ceremoni private, ku morën pjesë vetëm familjarët më të afërt. Sipas njoftimit të familjes, nuk do të ketë pritje për ngushëllime apo pjesëmarrje në aktivitete publike, në përputhje me dëshirën e tij të shprehur më parë.

