Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë plumba në kokë/ Vri*et në Spanjë politikani ukrainas pro-rus, sa kishte çuar fëmijët në shkollë

    “Ti ha ropt, tvraj”/ Nisin hetimet për autorin që kërc*noi presidenten e Kosovës

    Operacion në Itali, çifti shqiptar kapet me 20 pako ko*ainë, si tentoi gruaja t’i ikte policisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “U mundua të më blinte i gjati”, Rama i kthehet Vrenozit: 1-shi i vërtetë i PD-së

    April 22, 2025
    Demo

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratës së simpatizantit demokrat Ilir Vrenozi, i cili gjatë një takimi të Sali Berishës në Korçë u shpreh me gjuhë të ashpër dhe ofenduese ndaj tij.

    Gjatë fjalës së tij, Vrenozi ndër të tjera u shpreh:
    “Që ta çojmë tek 5 do të votojmë 1. Doktor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lindë një shpresë e re, një pranverë e madhe. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Duhet ta rrëzojmë këtë klikë dhe t’i bëjmë nder Shqipërisë. Demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora.”

    Më tej, ai vijoi me një deklaratë direkte ndaj Ramës:
    “Tani po ju flas si një Vrenoz i rritur me trahana dhe fasule. U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por unë jam i djathtë o çyryk dhe jam krenar që kokën s’ma ul dot. Ti je mësuar me shit-blerje. Po dje mo, si u the fëmijëve ‘më shihni nudo’? U trondita, dhe si prind po ta them: si nuk të erdhi turp, si nuk t’u dhimbsën fëmijët?”

    Pas këtyre deklaratave, Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ironizoi figurën e Vrenozit, duke e quajtur “1-shi i vërtetë i PD-së”.

    “Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja!”, shkruan Rama.

    Në të njëjtin postim, ai shton me sarkazëm:
    “Bufi as në ëndërr s’e kap dot atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua, Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri më 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”

    Edi rama ilir vrenozi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë plumba në kokë/ Vri*et në Spanjë politikani ukrainas pro-rus, sa kishte çuar fëmijët në shkollë

    May 21, 2025

    “Ti ha ropt, tvraj”/ Nisin hetimet për autorin që kërc*noi presidenten e Kosovës

    May 21, 2025

    Operacion në Itali, çifti shqiptar kapet me 20 pako ko*ainë, si tentoi gruaja t’i ikte policisë

    May 21, 2025

    Një shqiptar në panteonin francez të artit, lajmi i mirë për koreografin e njohur

    May 21, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.