SHKODËR– Pas 48 orësh kërkime u gjet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali. Ky i fundit u mbyt pasi arriti që të shpëntonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por për fat të keq nuk ia doli të dilte vetë nga uji.
Bazuar në informacionet e deritanishme, trupi i kapitenit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes. Dy ditë më parë u raportua se Arben Anamali sakrifikoi jetën e tij në krye të detyrës, duke u shërbyer vizitorëve dhe turistëve në Shkodër./Radar.al
Djegia e restorantit në Theth/ Pronarja: Shkak nuk është energjia, ia lë në dorë drejtësisë


