TIRANË- Në një kohë që pak kohë duhet nga nisja e formatit më të famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP kanë nisur të përflitet edhe emrat të cilët do të jenë pjesë e kastit.
Në një intervistë për Media Radar, gazetarët Angjel Dikoli dhe Xheliola Lamaj kanë zbuluar disa nga emrat që mendohet se do të jenë pjesë e këtij edicioni.
Mes tyre janë përmendur Sabina Mete, Ardit Murataj si dhe Enxhi Nasufi.
“Big Brother starton pas një muaji.”
ANGJEL: Po starton pas një muaji BBV në Shqipëri, një edicion që ka filluar të punohet patjetër me ritme intensive që po fillojnë ato pjesët e parapërgatitjeve. Kam dy informacione, dy emrat të cilat mund ti them sot është Sabina Mete, gazetare, moderator në Radio Televizionin Shqiptar. Është Ardit Murataj kolegu jonë gjithashtu, djalë shumë puntor. I urojmë shumë sukese Arditit me këtë nismë. Është emër 99% i konfirmuar, edhe patjetër që e meriton të jetë aty. Domethënë dy gazetarë të cilët deri tani janë kështu Mario të vendosur, që do të jenë aty siç Sabina dhe Arditi që do kenë pjesmarrjen. Ndërsa përsa i përket punës, puna ka filluar edhe presim sesi do të jetë i paparashikueshëm. Gjithmonë publiku e do, do vazhdojë ta dojë mezi presim që të fillojë.
Xheliola: Po e vërtetë është dhe sigurisht që tani aludohen këto emrat se konkretisht ti s’ke ndonjë verdict përfundimtar nëse është ky emri final apo jo.
ANGJEL: Te Arditi e kam këtë gjë dhe e kam koleg, di ta them që do të jetë.
Po ta vini re, Wake Up është një ndër emisionet më të ndjekura të mëngjesit. Pati dy modeatore, që mos gaboj që u përfol për një sherr fizik mes tyre. A mund të ketë? Topi ka reaguar gjithmonë kur ka skandale të mëdhaja përkthehen më pas në një përshfaqje akoma më të madhe që mund të jetë Big Brother. Këto dy personazhe Enxhi Nasufin është pjesë e Big Brother.
ANGJEL: Është konspirative. Unë di diçka kam nuhatur. Bëhet fjalë për Enxhin që mund të tjetë pjesë e Big Brother e kastit që do të futen këtë vit brenda shtëpisë së BB. Po përflitet shumë domethënë është duke u lakuar goxha në këto portale por diçka të vendosur kështu që ta them në mënyrë radikale, do të jenë apo s’do të jenë nuk e di. Por Enxhi mendohet që mund të jetë pjesë. Për Neadën nuk kam dëgjuar diçka konkrete apo ekzakte./Radar.al

