Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I nxehti rriti me 13.7% konsumin e energjisë në qershor/ OSSH: Kemi investuar për shtim kapaciteteti në nënstacione! 1 mijë punonjës në terren

    Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do ta gjejnë dashurinë gjatë këtij muaji

    Shpërthimet në Damask gjatë vizitës së Macron në Siri, 18 të plagosur/ Elysee: Presidenti është mirë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “U largua pas mesnate”/ E zhdukur prej 1 muaji, babai i 15-vjeçares: Kalonte shumë kohë në TikTok, shoqja e…

    October 1, 2025

    TIRANË– Një vajzë e mitur 15-vjeçare rezulton e zhdukur që prej datës 1 Shtator. I ati i vajzës ka folur ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

    Qytetari ka ndarë në studio një rrëfim emocional, duke treguar se vajza kishte ndryshuar sjellje muajt e fundit dhe kalonte shumë kohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok.

    “Vajzës time nuk i ka munguar asgjë. Sa kam pasur mundësi, ia kam plotësuar gjithçka. Ditët e fundit ishte bërë nervoze, thoshte ‘kam jetën time’. Kalonte orë të tëra në TikTok. Ajo doli nga shtëpia në orën 12:30 të natës së 1 shtatorit. Unë po i jepja ilaçet gruas kur dëgjova një zhurmë makine. Dola zbathur në oborr dhe pashë që një makinë u largua me shpejtësi në drejtim të kundërt.”- u shpreh ai.

    Babai tregon se kjo nuk është hera e parë që vajza e tij largohet nga shtëpia. Sipas tij, më herët ajo kishte munguar për rreth një javë, por ishte kthyer sërish, pa dhënë shumë shpjegime.

    “Herën e parë më tha se kishte qenë te shoqja për kafe. Por asnjëherë nuk tregonte të vërtetën. Telefonin e ka të bllokuar, nuk kemi asnjë kontakt me të.”- tha ai.

    Gjithashtu babai i adoleshentes ka dyshime serioze për rolin e shoqërisë së vajzës, si dhe ngriti akuza të forta ndaj Policisë, duke aluduar se ata janë në dijeni për vendndodhjen e të bijës, por nuk ndërhyjnë.

    “Punonjësa sociale më thonte që nuk duhet ti bënim presion vajzës. Unë mendoj se ka gisht policia në këtë mes. Unë kam shkuar rreth 4 -5 herë në polici dhe kam pritur se mos vajza kthehet.Atje më thanë që e ka marrë prokuroria çështjen në dorë. Atë ditë vajza mori gruan në telefon, dhe i tha se do të vinte, por nuk i jepnin leje në punë .Që në atë moment u mbyll telefoni, dhe nuk u hap më. Kam tentuar të komunikojë me të , por telefoni ishte i bllokuar. Unë dyshoj se shoqja e saj e ka future në valle vajzën time. Policia e ka bërë këtë rrëmujë, dhe është në dijeni për vendodhjen.”- dëshmoi ai./Radar.al

    15-vjeçares largohet nga shtepia 15-vjeçarja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I nxehti rriti me 13.7% konsumin e energjisë në qershor/ OSSH: Kemi investuar për shtim kapaciteteti në nënstacione! 1 mijë punonjës në terren

    July 7, 2026

    Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do ta gjejnë dashurinë gjatë këtij muaji

    July 7, 2026

    Shpërthimet në Damask gjatë vizitës së Macron në Siri, 18 të plagosur/ Elysee: Presidenti është mirë

    July 7, 2026

    Temperaturat e larta, OBSH paralajmëron: Europa do të përballet me “javë më vdekjeprurëse”

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.