ITALI– Një ri shqiptar ka humur jetën tragjikisht një ditë më parë në Itali. Bazuar në atë që raportojnë mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte të largohej t’i shpëtonte kontrollit të policisë në Treviso, Itali.
Duke ecur me shpejtësi me makinën e tij Alfa Romeo Brera, 23-vjeçari shqiptar u përplas me një pemë. Për fatin e keeq ai ndërroi jetë në vendngjarje pas plagëve të marra. Policia dyshon se i riu kishte disa doza kanabisi me vete, të cilat u gjetën të shpërndara pranë makinës së shkatërruar.
I riu, me origjinë shqiptare, deri vonë kishte jetuar në Motta di Livenza me prindërit e tij. Ai ishte zhvendosur së fundmi në Friuli Venezia Giulia, në Pordenone, shkruan Corriere della Sera./Radar.al


