Ferma VIP 3 ka humbur një tjetër konkurrente, pasi Ermiona Lekbello ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e saj në spektakël.
Në nisje të spektaklit, ajo deklaroi se dëshiron të largohet, duke argumentuar se nuk ndihej mirë me energjinë brenda ambientit të fermës dhe mes fermerëve të tjerë.
Më pas, gjatë leximit të zarfit të televotimit, ajo ishte në garë së bashku me DJ Bujaka dhe Gresën. Sipas votave të publikut, DJ Bujaka dhe Ermiona rezultuan më pak të preferuarit.
Megjithatë, Lekbello refuzoi të vijonte sfidën dhe vendosi të largohet me dëshirë nga gara, duke përfunduar pjesëmarrjen e saj në “Ferma VIP 3”.
Në deklaratën e saj të fundit në spektakël, ajo u shpreh se nuk mund të qëndrojë më në atë ambient, duke shtuar se nuk ndihej mirë dhe se aty ndodhnin situata që nuk i përballonte dot emocionalisht.
“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, tha Ermiona.

