Heidi Baçi u largua nga ekrani dhe daljet publike, duke hequr dorë nga puna e ofruar prej Top Channel, i cili u bë shkak që ajo të njihej me Romeo Veshajn përmes Big Brother. Por mesa duket ndarja me të ka bërë që Heidi të mos dojë të jetë e presionuar të flasë për këtë situatë ndaj dhe hoqi dorë nga Goca dhe Gra.
E “fshiu” nga jeta e tij, por Heidi mban kujtim fotot e tyre çift. Reagon Romeo Veshaj
Teksa u përfol se ajo do të largohej nga Shqipëria drejt Italisë, atje ku kishte ndërtuar edhe jetën përpara marrjes pjesë në Big Brother, ajo ende vijon të jetë në Shqipëri. Heidi po merr kohë për veten e saj dhe ka nisur të jetë aktive me fansat në Instagram e saj duke treguar detaje nga përditshmëria.
“Skena e prapaskena.”, shkruan ajo krahas fotove ku duket duke bërë stërvitje tek Liqeni Artificial, e mesa duket është një mënyrë për t’ju përgjigjur lajmeve që po qarkullojnë për të në portale.
Kujtojmë që bukuroshja bëri një veprim të papritur pak kohë më parë, duke postuar një status në profilin e saj në platformën X. Në këtë status, ajo shprehu mirënjohjen dhe falënderimin ndaj ndjekësve të saj, duke shkruar:
Ju kam shumë xhan! Nuk dua t’ju mërzis. Vetëm Kaq doja t’ju thoja. Unë jam mirënjohëse. Faleminderit për të gjitha.
Pas këtij postimi, Heidi e fshiu shpejt statusin, por ai la të kuptohej se ndarja me Romeon mund të jetë e vërtetë./Përgatiti Radar.al
