Policia e Beratit nisi procedimin për shtetasit G. K., 36 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, të dy banues në Berat.
Gjatë ditës së sotme, kanë goditur me grushte shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në Berat.
G. K., dhe E. V., pretendonin se 40-vjeçari u kishte plagosur familjarin.
Procedimi në gjendje të lirë ka nisur dhe për shtetasin E. S., për veprën penale “Kanosja”.
Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit G. K., 36 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, të dy banues në Berat, pasi ditën e sotme, kanë goditur me grushte shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në Berat, me pretendimin se 40-vjeçari kishte kanosur familjarin e tyre (përfaqësues i një objekti kulti).
Për shtetasin E. S., ditën e djeshme, pas konsultimit me prokurorin, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për këtë rast, për veprën penale “Kanosja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për hetime të mëtejshme.