Pas lajmeve që qarkulluan se ishte goditur në fytyrë me një kanaçe gjatë koncertit në Përmet, këngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar duke hedhur poshtë incidentin e përfolur. Në një postim në Instagram, ajo theksoi se gjithçka është keqinterpretuar.
“Të dashur miq e fansa… nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë. Thjesht ishte një fëmijë i vogël që luante me të dhe ia mora që të mos lëndohej. Lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin,” – shkroi Peristeri.
Ngjarja u përfol pas performancës së saj më 8 gusht në festivalin “Nona” në Përmet, ku pamjet e momentit u shpërndanë me shpejtësi në TikTok, të shoqëruara me reagimin e organizatorit Bled Mane, i cili kërkoi largimin e fëmijëve nga shkallët dhe paralajmëroi ndërprerjen e koncertit nëse situata përsëritej.
Pas sqarimit të artistes, bëhet e qartë se performanca vijoi normalisht dhe pa ndonjë incident serioz, pavarësisht zhurmës që u krijua në rrjet.
@vlore1240 Goditet ne skene


