Site icon Informohu siç duhet

U gjet pa shenja jete në trotuar. Del fotoja e shqiptarit që u sulmua nga bashkatdhetari i tij (EMRI)

U gjet pa shenja jete në trotuar. Del fotoja e shqiptarit që u sulmua nga bashkatdhetari i tij

Së fundmi është siguruar fotoja e shqiptari të identifikuar si Nikolin Nika, i cili u gjet i vdekur me 3 plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola të Italisë, pasditen e 24 nëntorit.

Mediat italiane raportojnë se Nika është me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh banues në Bettola.

Pas ngjarjes tragjike ai la pas gruan dhe dy fëmijët, njëri 9 vjeç dhe tjetri i lindur më pak se një vit më parë.

Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane bëri me dije se vuri në pranga një 62-vjeçar shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij.

I dyshuari mësohet se është arrestuar në banesën e tij, pranë lokalit ku dhe ndodhi vrasja e Nikës.

62-vjeçari mësohet se pësoi disa lëndime në fytyrë dhe krahë, për shkak të të cilave ai me sa duket ka shkuar në shtëpinë e tij për të marrë trajtim mjekësor, ku më pas u arrestua.

Pas dëshmisë, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa mësohet se mohoi akuzat.

Por vijon të mbetet i paqartë se ç’ka ndodhur mes dy shqiptarëve, por ka dyshimet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre në lokal.

 

Exit mobile version