Vrasja e Enver Ballës, 62 vjeç nga Shënavlashi i Durrësit dyshohet të ketë ndodhur rreth 20 ditë më parë, por u zbulua vetëm sot, 4 shtator.
Mësohet se kanë qenë hetuesit nga Sektori i Krimeve të Rënda, që pas pistave të ngritura dhe ndjekjes së gjurmëve kanë zbuluar rastin. Trupi i pajetë u gjet i hedhur brenda një pusi.
Ata kanë ngritur akuzën e vrasjes së 62 vjeçarit ndaj djalit të tij si i dyshuari kryesor i krimit.
Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta si dhe dinamika e saj.
Por mësohet se në polici ka qenë vetë djali, Esmerald Balla, i dyshuari i ngjarjes i cili e ka raportuar dhe babanë e humbur.
‘Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.”- njoftoi policia në orët e paradites.

