Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku një 45 vjeçar i identifikuar si Cenlik Melcellari u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij.
Nga hetimet paraprake të viktimës nga ana e ekspertëve të kriminalistikes nuk janë zbuluar shenja dhune.
Grupi i hetimit ka bërë këqyrjen e mjetit si dhe vendngjarjes, madje ka marrë disa gjurmë gishtash por për momentin policia na ka zbuluar më shumë detaje mbi viktimën.
Përgjigja përfundimtare e ngjarjes së rëndë pritet të jepet nga ekspertiza mjekoligjore për të mësuar më tepër për shkakun e vdekjes së tij.
Burimet bëjnë me dije se 45-vjeçari mëngjesin e sotëm ka çuar bashkëshorten e tij në punë ndërkohë që pak dihet për lëvizjet e 45 vjecarit.
Ajo çfarë mësohet është se ka qenë bashkëshortja e Cenlik Melcellari ajo që i ka telefonuar disa herë dhe pasi nuk ka marrë përgjigje ka lajmëruar të afërmit e saj e policinë.
45-vjeçari u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në ish tokat e ndërmarrjes bujqësore, në afërsi të rrugës nacionale që lidh Korçën me Bilishtin.